TIRANË

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton pasagjerët që kanë  planifikuar të udhëtojnë në datën 9 tetor nga Roma në Tiranë se do të përballen me shtyrjen e orarit të fluturimit, të paktën për tre orë. Sipas AAC-së, kjo shtyrje vjen  pasi kompani e fluturimit  “Alitalia”  ka paralajmëruar një protestë masive.

Njoftimi i AAC-së:

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, se për shkak të një greve të lajmëruar nga kompania “Alitalia”, do të afektohet fluturimi i datës 09/10/19, AZ 510 Romë – Tiranë, i orës 22:00. Fluturimi do të shtyhet me 3 orë, në orën 01:00 të ditës tjetër. Ndërsa të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: