TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen dhe e cilëson të papranueshëm diferencimin klasor.

“Qytetarët të vaksinohen masivisht. I papranueshëm ‘diferencimi klasor’”, shkruan Presidenti i Republikës Ilir Meta në “Facebook”.

Meta Ok
Meta Ok

Qëndrimi i tij vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi për radhën për t’u vaksinuar do ta kenë të moshuarit që janë personalitete, deklaratë që ngjalli shumë diskutime.

“Do vazhdojmë njëkohësisht këtu me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete që duhet t’i mbajmë me gjithçka mundemi, sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur ndahen nga jeta dhe mbajnë fjalime”, tha Rama dje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb