Ministri i Jashtëm tashmë i dorëhequr, Gent Cakaj, në konferencë për mediat me kryeministrin Rama dhe ministren e re Olta Xhaçka, deklaroi se gjatë dy viteve në krye të Ministrisë së Jashtme, pandemia e tërmeti cenuan punën e diplomacisë, por shtoi se është bërë gjithçka për të unifikuar faktorin shqiptar në rajon.

“Kemi bërë punë shumë të vështira. Tërmeti dhe pandemia cënuan punën e diplomacisë. Ne kemi bashkuar faktorin shqiptar në Mal të Zi, në Serbi dhe në Prishtinë, kemi nënshkruar marrëveshje me një komunë në Preshevë. Kemi bërë gjithçka për unifikimin e faktorit shqiptar në rajon. Kemi mbështetur arsimin në Mal të Zi e në Serbi.”, tha Cakaj.

Gent Cakaj tha se do të vazhdojë që të japë kontributin e tij për Shqipërinë në diplomaci.

“Tashmë kemi edhe kryesinë e BISEK. Kemi bërë hapa përpara në integrimin në BE. Rama ka bërë përfaqësimin më dinjitoz të mundshëm të Shqipërisë në Kryesinë e OSBE. Shqipëria ka vend me rëndësi në Këshillin e Sigurimit. Sigurisht që mbetet ende për të bërë, por është fakt se radhët janë më të pakta në ambasada dhe kemi dixhitalizuar shërbimet në konsullata. Angazhimi im për Shqipërinë nuk mbaron këtu. Unë do vazhdoj angazhimin tim. Shqipëria ka qenë ëndërr historike dhe unë do punoj për të. Do jem mbështetësi më i madh i ministres së re. Do jap gjithë kontributin tim që ju zonja ministre që të bëni detyrën në mënyrë sa më dinjitoze”, u shpreh Cakaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb