Këngëtari i mirënjohur italia, Al Bano Carrisi, i ka dërguar një mesazh gazetares shqiptare, Zenepe Luka, ku i shpreh mirënjohje për gjestin human të Shqipërisë, e cila dërgoi në Itali 30 mjekë e infermierë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Në mesazhin e tij, Al Bano thekson se ky veprim do të forcojë më shumë miqësinë mes dy popujve, ndërsa shton se do vijë çasti kur ky koronavirus i mallkuar do të mundet.

“E dashur mike Zenepe…Nje gjest i pabesueshem solidariteti dhe humanizmi qe Shqiperia ka bere per Italine, kjo do te forcoje edhe me shume miqesine qe i lidh dy popujt tane te mrekullueshem. Do te vije casti qe do mundet ky koronavirus i mallkuar e do te jete momenti i duhur, per te festuar binjakezimin Itali Shqiperi!!! Nga ana ime ju them: Faleminderit shqiptare…Al Bano”, shkruan këngëtari italian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb