Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e ILD-së, Artur Metani.

Përmes një mesazhi në Twitter, Soreca tregoi detaje nga takimi me Metanin, ndërsa theksoi se BE do të vijojë asistencën teknike me ILD-në.

“I lumtur që u takuam përsëri me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metanin në ambientet e tij të reja. E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë edhe komunikimin e mirë me publikun. Bashkimi Europian do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për ILD-në për të rritur më tej efikasitetin e saj.”, shkruan në mesazhin e tij Soreca.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb