Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me situatën politike në vend, ndërsa një përgjigje ka edhe për lapsusin e saj në seancën plenare të së hënës.

“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre.” shkruan Hajdari.

“Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me Amerikanët, Gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre. Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale. ” thekson Hajdari ne nje tjeter status.

Gjatë fjalës në seancën plenare të së hënës, e cila shënoi edhe nisjes e sesionit të ri parlamentar, deputetja Hajdari bëri një lapsus ndërsa tha se “Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”

“Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do shkojmë në çdo qytetet për të njohur vendin me alternativen demokrate. Ne do të fillojmë udhëtimin tonë, qytet më qytet, fshat më fshat. Ne nuk ndalemi nga beteja për të sjellë demokracinë në vend”, tha Hajdari në seancë plenare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb