DURRËS

Takimi dhe firmosja e disa marrëveshjeve mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës vitin e kaluar në Pejë ka nisur së zbatuari.

Kryeministri Rama sot nga Porti i Durrësit, duke folur për inaugurimin dhe hapjen e pikës doganore të Kosovës, tha se kjo do të ndihmojë shumë sipërmarrës nga të dyja vendet dhe e gjitha kjo do kthejë kufirin në informal.

“Më vjen shumë mirë që mblidhemi në një stacion tjetër për të çelur zyrën doganore të Kosovës në Durrës dhe për ta kthyer  kështu Portin e Durrësit jo vetëm një doganë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Dogana e saj këtu në Durrës është pika e bashkimit doganor. Vazhdimi i këtij procesi me vendosjen me të njejtin standard për të gjitha pikat doganore.

Tani njohja reciproke, mundësi e kryerjes së procedurave doganore përmes teknologjisë dhje realizimit të qëllimit të administratës, i cili ka dy krah apo dy koka dhe  funksionon si një trup i vetëm. Ma ha mendja se kjo përbën një lajm shumë të rëndësishëm për të gjithë tregtarët. Kjo e kthen kufirin mes Kosovës dhe Shqipëri në informal. Kështu në hyjmë një proces , që na çon jo vetëm në bashkëpunim doganor”, tha Rama.

Në fjalën e tij, ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Financave , Arben Ahmetaj tha se volumi i mallrave  të shkëmbyera mes Kosovës dhe Shqipërisë në vitin që sapo mbyllën është rritur me 6 për qind.

“Volumi i mallrave nga Kosova ka qenë 6 për qind më shumë se viti i kaluar. Jam i bindur se me funksionimi e pikës doganore të Kosovës në Durrës, do të kemi një reflektim edhe në shifra të mëtejshme të shkëmbimeve tregtare.”, tha Ahmetaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb