TIRANE – E gjithë administrata doganore do të hetohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi duke nisur që nga viti 2003, ndërsa doganat angazhohen të bashkëpunojnë me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Kontrollit të Interesave.

Drejtore e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali dhe Drejtori i Përgjithshëm i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, nënshkruan të premten në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit për komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave.

Drejtorja e Doganave, Elisa Spiropali, bëri të ditur se marrëveshja bëhet me synim marrjen e masave disiplinore ndaj personelit doganor që Inspektorati e ka evidentuar apo propozuar për masa administrative ose edhe kallëzim penal.

Ndërsa kreu i ILDKPKI-së, Ganaj, theksoi në fjalën e tij se këtë vit ILDKPI do të fillojë kontrollin nga 2003 të të gjithë punonjësve të administratës doganore.

“Ky nivel bashkëpunimi është në kohën e duhur, në mënyrë që për të gjithë zyrtarët që do të gjenden në shkelje të ligjit përveç kallëzimit penal në organin e prokurorisë, të merren masa administrative me largim nga puna, sepse zyrtarët nuk mund të qëndrojnë në poste shtetërore nëse gjenden me fshehje pasurie apo konflikt interesi”, – deklaroi Ganaj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: