FK Gjilani ka dënuër aktin e tifozëve të saj që para ndeshjes ndaj qipriotëve të APOEL vendosën të djegin flamurin grek në Prishtinë.

Gjilani thotë se ky është një akt jo i hijshëm pasi nuk ka vend në sport. Më tej ekipi bën apel që kombi shqiptar duhet të jetë shembull i mikpritjes dhe jo të bëjë këto veprime.

Ditën e djeshme Gjilani priti në Prishtinë Apoelin e Nikozisë ku u mund me rezultatin 0-2 në shtesë.

Më 6 shtator luhet Kosovë- Greqi, por pas këtij akti, shtuar dhe faktit që grekët nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, atëhere me të gjitha gjasat do të refuzojnë të luajnë në Prishtinë dhe ndeshja mund të spostohet në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb