Greqia ka dënuar me nga 10 vite burg 4 të rinjtë afganë që dogjën kampin më të madh të azilantëve në Europë.

13 mijë të pastrehë mbetën nga zjarri i vjeshtës së kaluar në kampin e Morias. Të akuzuarit nuk pranuan fajin, por ata u dënuan për zjarrvënie të qëllimshme nga drejtësia greke.

Kampi i Morias mbante deri në 3 mijë emigrantë, por aty jetonin 13 mijë në kushte shumë të vështira dhe kriminalitet të lartë.

Ndërkohë Greqia vijon të vuajë krizën e refugjatëve pasi 10 mijë të tillë janë vetëm nëpër ishuj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb