Organizata terroriste ISIS ka bërë thirrje për sulme ndaj të krishterëve në mbarë botën pas protestave të shoqëruara me djegien e librave të Kuranit në Suedi.

Grupi terrorist nisi një fushatë duke bërë thirrje për sulme kundër të krishterëve, sipas një raporti të Qendrës së Informacionit të Inteligjencës dhe Terrorizmit Meir Amit më 6 shkurt.

Në rrjetet sociale u shpërndanë video dhe postime që u bënin thirrje islamistëve të kryejnë sulme në mbarë botën, veçanërisht në Evropë.

Një kanal Telegram i lidhur me ISIS-in publikoi postime duke bërë thirrje për sulme kundër të krishterëve në mbarë botën, duke thënë se muslimanët duhet ta shohin djegien e Kuranit si një fyerje ndaj fesë dhe ata inkurajoheshin të ‘derdhnin gjakun e autorit’.

U theksua se të gjithë muslimanët duhet ta mbrojnë fenë e tyre nëse duan të shkojnë në parajsë dhe se duhet të veprojnë sipas parimit ‘masa për masë’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: