Tiranë-Disa ditë pas djegies së makinës së Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, është arrestuar autori i ngjarjes.

Rasti në fjalë ndodhi më 1 tetor në rrugën “Hamdi Cenoimeri”. Burime zyrtare nga policia e Tiranës pohojnë se në pranga ka rënë Alket Rumano, 46 vjeç, i cili akuzohet se i ka vënë zjarrin qëllimisht makinës së të shtetases me inicialet M. A.

Ngjarja në fjalë dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb