E ftuara e dytë në programin “Dola te Ola” ishte gazetarja e njohur Rezarta Reçi e cila rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive.

Rezarta rrëfeu se ka kaluar një fëmijëri të lumtur dhe të mbushur me shumë dashuri. Ajo tregoi se gjithmonë ka ëndërruar të bëhej gazetare, por nuk mundi të vazhdonte studimet për atë degë, pasi në vitin e fundit të gjimnazit asaj ia prishën qëllimisht mesataren duke bërë që ajo ta humbte këtë mundësi.

Rezarta vazhdoi studimet për “Ekonomi Politike”, por gjithsesi ajo arriti që ëndrrën e saj ta bënte realitet disa vite më pas. Ajo ka punuar si gazetare në Radio Tirana dhe gjithashtu ka bërë emisionin “Arratia e Peshkut të Kuq” në televizionin News24.

“Arratia e Peshkut të Kuq” është një emision i ideuar dhe realizuar prej saj, për të cilin ajo tha se ka qenë një universitet më vete. “Unë merrja më të mirën prej gjithë të ftuarve pasi ata më ofronin më të mirën e tyre”, tha Rezarta Reçi.

Teksa në program u shfaqën fotografi të ndryshme me të afërm, miq dhe kolegë, Rezarta ndau kujtime të rralla dhe shumë të bukura që kishte me secilin prej tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: