Enis Bardhi po kalon një formë të mrekullueshme me bluzën e Levantes ndërkohë që edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë nuk mbetet mbrapa. Në një intervistë ditët e fundit talenti me origjinë shqiptare është shprehur se gjithmonë ka ëndërruar të luajë për Kombëtaren kuqezi, por mungesa e ftesës nga FSHF bëri që të zgjedhë të tjera ngjyra.

maxresdefault

“Kam dashur gjithmonë që të luaj për Shqipërinë, që kur isha 16 apo 17 vjeç. Nuk më ka ardhur asnjëherë asnjë ofertë, më ka kontaktuar një person nga Gjilani i Kosovës si përzgjedhës, por asnjëherë nuk kam pasur një kontakt serioz nga Shqipëria”, është shprehur së fundi Bardhi.

Mirëpo fjalët e thëna nga futbollisti janë hedhur poshtë nga përfaqësues i FSHF-së, Jetmir Salihu, që ka bërë publike edhe mesazhet e ndërmjet të dyve në kohën kur po përpiqej për t’a afruar në kombëtare, raporton “gazeta ole”.

“Ai madje nuk na ka dhënë as numrin e telefonit. Nuk ishte i interesuar të vinte në Kombëtare”.

“Për herë të parë është tentuar të kontaktohet në vitin 2011 në prova te Kombëtarja U-17. Pastaj e kam kontaktuar zyrtarisht në vitin 2014 direkt në ndeshje me Kombëtaren U-21, ndeshje miqësore. Nuk më ka dhënë as numër telefoni. I kam dhënë numrin tim të telefonit, por thjesht nuk ka patur interes”.

818011976

“Thjesht, jemi në kontakt. Që nga viti 2010 e deri më sot kam qindra raste të tilla, futbollistë që e kanë refuzuar ekipin Kombëtar dhe në fund kanë dal me deklarata të tilla sepse thjesht duan t’ia hedhin fajin FSHF-së dhe duan ta fitojnë simpatinë e shqiptarëve që kurrë nuk i përfaqësuan. Ndoshta e kanë shfrytëzuar faktin që nuk kam dal në media, por unë kurrë nuk i kam paragjykuar të gjithë ata që kanë zgjedhur shtete të tjera, por disa herë jam indinjuar me faktin se kanë trilluar histori të ndryshme, ‘më kërkuan lekë’, ‘nuk më ftuan’, ‘ëndrra ime është Shqipëria’ etj etj…Gjithashtu, as Enis Bardhin nuk do ta kisha komentuar nëse ai nuk do t’i hidhte zjarrit benzinë. Jam gëzuar kur është transferuar në Spanjë për golat e tij, por këto deklarata janë të pavërteta. Kam vetëm një fjali për të: Pretendove të dalësh hero kombëtar, por dole palaço. Gjithsesi, mesfushorit të Maqedonisë i dëshiroj suksese. Gjithë të mirat Enis, emri im është Jetmir, pasi nuk t’u kujtua te intervista, do ta mbash mend gjithë jetën”, deklaroi Jetmir Salihu.

Biseda mes Salihut dhe Bardhit:

Salihu: Enis a mund të flasim pak (kontakti i parë në vitin 2011)

Bardhi: Jetmir une momentalisht nuk dua të bëj lëvizje mirëpo faleminderit per interesimin por ne te ardhmen sigurisht se do te ndegjihemi prape.

(biseda vazhdon në vitin 2014)
Salihu: Unë bisedova sot me sfatin ekipit kombëtar ne lidhje me ty dhe Valmir Nafiun, dhe pas ofrimit te Isnik Alimit ne Kombetare duam te ju ftojme edhe ju. Andaj ne mund te ju ftojme ne ndeshje miqesore dhe pastaj te vendoset ne lidhje me ju, sikurse keni me bo me Isnik Alimin qe tani jemi tu ja rregullu pasaporten shqiptare dhe do ta bejme ather kur te jete e përshtatshme si per ju ashtu edhe per ne. Une do te vazhdoje ti përcjelli me shume vëmendje ndeshje tua dhe ne tashme kemi kontakt….ky eshte numri im personal.

Bardhi: Ok faleminderit shume do te jemi ne kontakt naten e mire.

Salihu: Ne rregull. Eshte vendim qe duhet ta presim nga ti kurdo qe ke gadishmeri per kete. Ndegjohemi prape.

enis 1
enis 2
enis 3
enis 4

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb