Penalltia e humbur prej tij ndaj Zvicrës, largoi para kohe Francën nga “Euro 2020”, ekipit kampion bote në fuqi dhe pretendente për ta fituar këtë kompeticion.

E kemi fjalën për yllin e “Gjelave”, Kylian Mbappe.

Ky i fundit ka reaguar pas ndeshjes dhe ka shprehur pendesë për penalltinë e humbur.

Ndërkohë, ai nuk hezitoi t’i kërkonte falje tifozëve për zhgënjimin e tyre në këtë garë.

“Më vjen keq për penalltinë. Doja të ndihmoja skuadrën, por s’ia dola.

Për t’u qetësuar do të jetë e vështirë, ky është futbolli. Tifozët janë të zhgënjyer, por dua t’i falenderoj për mbështetjen dhe që gjithmonë kanë besuar te ne”, tha Mbappe.

Kujtojmë se sfida e djeshme, mes Francës dhe Zvicrës, përfundoi me rezultatin 3 me 3 në kohën e rregullt.

Koha shtesë nuk e ndryshoi këtë rezultat dhe të dyja ekipet iu drejtuan 11-metërshave.

Zviceranët arritën të tregohen të saktë në pikën e bardhë, duke mos humbur asnjë nga 5 penalltitë e gjuajtura, ndërsa për Francën, gaboi Mbappe, gabim, që i kushtoi dhe eliminimin e “Gjelave” nga kampionati prestigjioz i futbollit
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb