TIRANE

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria e saj mevogëlushin.

Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj. Ditën e sotme Dojna duket se është bërë mjaft nostalgjike dhe ka postuar një foto nga fëmijëria e saj së bashku me babain e saj, i cili tashmë nuk jeton më.

Moderatorja ka shkruar disa fjalë mjaft prekëse për të atin dhe është shprehur se do të donte shumë që babai i saj të mund të kishte mbajtur një herë në krahë djalin e saj, Nolan Sol.

“Sa do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë Nolan Sol, por ndoshta ti e ke bërë përpara ne të gjithëve. Përgjithmonë goca jote bab”-shkruan Dojna në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb