Një vajzë e vogël që u puth në kokë nga Papa Francesku mrekullisht ka mposhtur tumorin në tru edhe pse mjekët i dhanë vetëm disa muaj jetë.
Gianna Masciantonio ishte disa muajsh kur Papa e bekoi ndërsa ishte në vizitë në Philadelphia në shtator të vitit 2015.

Ati i Shenjtë 81-vjeçar nuk e kishte idenë se e vogla vuante nga një tumor në tru kur badigardët ia afruan gjatë lëvizjes së tij me makinë të hapur.

Kur ishte vetëm disa muajsh mjekët iu thanë prindërve të Gianna Masciantonios të bënin përgatitjet për funeralin e saj pasi vogëlushja nuk kishte asnjë shans t’i mbijetonte tumorit agresiv në kokë që prek një në 10 milionë fëmijë, madje as do të arrinte të festonte ditëlindjen e saj të parë.
Por mrekullia ndodhi dhe historia e vogëlushes po bën xhiron e botës.

Tre vite më parë kjo puthje e vogël në kokën e së bijës nga Papa Francesku ndryshoi gjithçka dhe i bëri mjekët të pendoheshin për atë që iu kishin thënë prindërve në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara.

Vetëm dy muaj pas bekimit të Papa Franceskut në një rrugë të Filadelfias në 2015, familja mori një njoftim me telefon nga qendra ku po kurohej vajza ne Neë York, telefonatë që iu ndryshoi jetën të gjithëve, si një dhuratë në prag të Krishtlindjes. Babai i vajzës iu tha gazetarëve se puthja e Papës ndikoi në shërimin e së bijës.

Çuditërisht tumori në kokë nuk ishte më vdekjeprurës. Gianna iu nënshtrua 15 muajve kimioterapi intensive dhe tumori shpejt filloi të tkurrej. Pas kësaj u shërua plotësisht.

Së fundmi prindërit e Giannes janë intervistuar nga mediat amerikane ku thonë se vajza e tyre është më e fortë se kurrë. “Po ia del shumë mirë, tani po shkon në kopsht, është e lumtur”, thanë ata.

Mjeku pediatër onkolog Amish Shah thotë se 3-vjeçarja e ka fituar betejën me tumorin. “Na ka hedhur poshtë çdo pritshmëri. Ajo është një luftëtare e vërtetë”.

Pas kësaj mrekullie, prindërit e saj i dhuruan donacion 50,000 dollarë një spitali për fëmijë në New York. Paratë ishin mbledhur gjatë kohës që vajza ishte sëmurë për shërimin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb