RUSI

Doktorët rusë hedhin poshtë akuzat se kritiku i Putin dhe lideri i opozitës, Alexei Navalny të jetë helmuar. Sipas tyre tashmë tezë mbetet se përkeqësimi i shëndetit të tij kaardhur nga ulja e sheqerit në gjak.

Ai prej disa ditësh është në koma teksa fillimisht u dyshua se ishte helmuar. Po ashtu një ekip doktorësh nga Gjermania po mbikqyrin Navalny-n në spitalin ku është shtruar në Siberi.

SHBA gjithashtu ka deklaruar se po monitoron situatën në Rusi pas kësaj ngjarje.

U ofrua që Navalny të transferohej në Gjermani, por drejtori i spitalit në Omsk të Siberisë, ku po kurohet lideri i opozitës thotë se gjendja e tij është e pastabilizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb