Në Spanjë u mbajtë Kongresi Ndërkombëtar i organeve artificiale por askush nuk e dinte që një prej pjesmarrësve që operon në këtë fushë është dhe një shqiptar.

Kardiokirurgu shqiptar Kristo Papa është nga të paktët doktorë që përfshihet në vendosjen e Organeve artificiale duke u identifikuar si ndër të paktët mjekë që kryejnë ndërhyrje të tilla.

ESAO 2018 ka mbledhur shkenctarët që kanë krijuar organet më të reja dhe më të sofistikuara të cilat i japin jetgjatësi pacientëve që kanë organe të dëmtuara apo të dala jashtë funksionomit.Nga ana tjetër kanë qënë doktorët që i realizojnë implantimin s këtyre organeve artificiale.

Në kongres u trajtuan raste të fundit të përdorimit të organeve artificiale kryesisht te pacient të cilët janë në pritje të transplanteve të organeve. Në kongres u fol se si është rritur jetëgjatësia për përdoruesit e organeve artificial si dhe minimizimi i përmasave të tyre.

Kristo Papa është shprehur se në shumë pacientë për cilët është e vështirë sigurimi i dhuruesve të organeve për një kohë të gjatë ,implantimi i organeve artificiale është zgjidhja jetike.Në këto raste ndryshe nga më parë ku kishte një vdekshmëri të lartë, shumë pacientë po arrijnë të jetojnë edhe vite të tëra deri sa gjendet organi përfitues.

Sipas doktorit të njohur shqiptar,në kongres u fol dhe për zhvillimin e organeve të reja artificiale.Papa njihet gjerësisht për ndihmën e fëmijëve shqiptar në ndërhyrjet në zemër dhe së fundmi për shpëtimin e të moshuarit irlandez në avion.

  • foto galeri
  • foto galeri

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: