MOSKE- Rusia ka miratuar një version të ri të doktrinës së saj ushtarake, duke shtuar tek kërcënimet e reja të sigurisë së saj kombëtare edhe NATON E SHBA-të.

Doktrina e re u miratua sot nga presidenti Vladimir Putin. Thelbi i saj mbetet i pandryshuar nga versioni i mëparshëm. Ushtria ruse mbetet një mjet mbrojtës, të cilën vendi zotohet ta përdorë vetëm si mjetin e fundit.

Gjithashtu të pandryshuara janë parimet e përdorimit të armëve bërthamore, të cilave iu përmbahet Rusia.

Qëllimi i tyre kryesor është për të penguar armiqtë potencialë të sulmojnë Rusinë dhe se do të përdoren për të mbrojtur vendin nga një sulm ushtarak, qoftë ai bërthamor apo konvencional, që kërcënon ekzistencën e Rusisë.

Seksionet e reja të doktrinës tregojnë kërcënimin e Rusisë ndaj zgjerimit të NATO-s.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: