Kur kanë kaluar 10 ditë nga rasti i parë zyrtar i zbuluar me koronavirus në Shqipëri, qeveria kërkon pajisje respiratore për pacientët e prekur nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin për blerjen e respiratorëve, pajisje jetike tek personat e prekur nga COVID dhe që kanë probleme me frymëmarrjen.

Tenderi “Furnizim, vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19” është publikuar dje nga MSH.
Në dokumentet e siguruara nga “BalkanWeb” thuhet se afati kohor për dorëzimin e ofertave është 18 marsi, pra sot deri në orën 17:00.

Fondi limit për blerjen e respiratorëve është 129.727.371 lekë pa TVSH. Me 60 pikë maksimale do të vlerësohet lëvrimi i shpejtë i respiratorëve, ndërsa çmimi pra oferta do të vlerësohet me 40 pikë.

Operatori ekonomik që ka marrë më shumë pikë gjatë mbledhjes do të ftohet për negociata dhe lidhjen e kontratës.
MSH kërkon që të gjithë dokumentet të jenë origjinalë pse kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme të të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb