Emigrantët shqiptarë në Athinë e në të gjithë Greqinë po përballen sërish me tmerrin e dokumentacionit dhe ankthin e pasigurisë që e njohin mirë prej vitesh.

Në Ambasadën e Shqipërisë në Greqi vijojnë radhët e gjata në temperaturat e larta të gushtit.

Emigrantet janë krejtësisht të ekspozuar ndaj virusit vdekjeprurës COVID-19, në dyndje të vazhdueshme për një sqarim a një përgjigje për dokumentet që u nevojiten. Pandemia e COVID-19 bllokoi gjithçka si kudo. Por në konsullatën e Athinës askush nuk mori masat të paktën të parandalonte kaosin që do të vinte pas rihapjes. E

migrantët thonë se lajmi për shtyrjen e pasaportës deri në fund të vitit nga qeveria shqiptare ishte vetëm një blof, pasi asnjë sistem elektronik nuk njeh datë tjetër skadencë veç asaj zyrtares.

Probleme të tjera me të cilat ndeshen emigrantët, sipas të thënave të tyre, është mungesa e njohurisë së përdorimit të kompjuterit, vështirësitë në ndjekjen e procedurës me e-mail, sidomos në moshat mesatare e të rritura. Këto probleme janë një tjetër aspekt që në Athinë çoi në hapjen e zyrave seksere për plotësimin e aplikimit, por jo gjithmonë me korrektesë ndaj emigrantëve, pavarësisht shumave të kripura që dëshmojnë se kanë paguar.

Shefi i Përgjithshëm i Shërbimeve Konsullore në Greqi, Adi Hoxha, ndodhet në Athinë prej 27 korrikut. Me një ekip të ri dhe mbështetjen e ekipit që pushohet nga puna zyrtarisht në 31 gusht, po bëjnë një maratonë të vërtete për të përballuar kaosin e krijuar, duke shpresuar se pas disa muajsh, do të mund të rikthehet disi normaliteti.

Në një interviste për News24 Adi Hoxha sqaron emigrantët shqiptarë për situatën reale.
Konsullata punon me orë të zgjatura. Shifra e aplikimeve arrin në 400 në ditë. Gjithashtu, konsullata informon dhe dërgon mesazhet e duhura tek komuniteti masiv, në një përpjekje për të ulur tonet e bashkëpunuar me durim e mirëkuptim, deri në normalizimin e situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb