TIRANE- Ndërsa skenat e mëdha të botës përjetonin epokën e artë të muzikës rrok, në Shqipëri ku prej dekadash bëhej muzikë siç komunizmi donte të ishte…muzikantët s’mund të mos takoheshin më rrokun. Po si ishte ky takim dhe çfarë ndodhi? Është dokumentari ‘Antologjia e muzikës rock shqiptare’, një dokumentar ky i realizuar nga Leandër Ljarja, një nismë e muzikantëve Elton Deda dhe Erjon Zaloshnja që na çon në rrugëtimin e muzikës rrok në hapësirën shqiptare e që pati premierën këtë 19 Shtator në Tiranë…

Kryeviti për Shqipërinë, duket të jetë 1972…!!!

Një rrugëtim që domosdo ka qenë i vështirë…shpesh i shndërruar edhe në mision të pamundur

Premiera e dokumentarit paraprin festivalin i cili rikthen në skenë emrat më të zëshëm të muzikës rrok të të gjitha kohërave në Shqipëri…festivalin ‘Rockstock Music Festival’ i cili mbahet në Tiranë më 24, 2 dhe 26 Shtator për këdo që do të ketë një takim me këta artistë dhe muzikën që ata bëjnë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: