“The Pressure Game”. Kështu quhet dokumentari që po krijon Kombëtarja e Zvicrës dhe që pritet të ketë një shikueshmëri të jashtëzakonshme.  Natyrisht në të nuk mungon lojtari me origjinë shqiptare, Granit Xhaka i cili shihet teksa e thotë me krenari se vjen nga Kosova.

“Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është nga Kosova.

Mediat- Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative?”, ka pyetur futbollisti shqiptar.

“Serbia? I kam vendosur vetes qëllim që të qëndroj pozitiv në fushë. Nëse mendoj se gjërat mund të shkojnë keq kam vendosur të shmangem”.

“Nuk është e lehtë të luash në këtë nivel për dhjetë vjet. Por dikush duhet ta bënte këtë i pari…”, tregon Xhaka në fund të dokumentarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: