Seriali i dytë i I’M Georgina, filmi dokumentar për Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, është gati të transmetohet në Netflix. Ishte paralajmëruar se influencerja do të prekte një temë të veçantë, atë të humbjes së njërit prej binjakëve që ajo priste.

Në trailerin e serialit ajo qan dhe tregon se si u ndje për humbjen e njërit prej dy fëmijëve: “Jeta është e vështirë por vazhdon dhe kam arsye të vazhdoj dhe të jem e fortë.

“Cris më ka inkurajuar jashtëzakonisht shumë që të vazhdoj me të gjitha angazhimet e mia. Ai tha: “Vazhdo jetën tënde, do të të bëjë mirë”. Për momentin prioriteti im është familja dhe fëmijët e mi, jam e lumtur dhe shumë mirënjohëse. Cristiano është shumë i vëmendshëm ndaj meje, ai është dashuria e jetës sime”, shpjegoi Georgina.

65

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: