Disa dokumente zyrtare për një nëndetëse të Marinës Mbretërore Britanike, me vlerë 1,3 miliardë paund (1,63 miliardë dollarë) dyshohet se u gjetën në një pijetore.

“The Sun” raportoi se dosjet që mbanin detaje rreth “HMS Anson” ishin lënë në pijetoren “The Furness Railway” në Cumbria.

Dokumentet tregonin funksionimin e brendshëm të nëndetëses. Marina Mbretërore ka thënë se “dokumentet ishin burime të përgjithshme dhe nuk përmbanin ndonjë informacion të klasifikuar”.

Një burim i tha “The Sun” se bari ishte i mbushur plot me klientë kur u zbuluan dosjet.

“HMS Anson” është e pesta nga nëndetëset e reja ofensive të klasit “Astute” që i bashkohet flotës së Marinës Mbretërore.

Anijet janë të afta të gjuajnë raketa tip “Tomahawk” dhe përshkruhen si “nëndetëset më të mëdha, më të avancuara dhe më të fuqishme ofensive të përdorura ndonjëherë”.

Një zëdhënës i Marinës Mbretërore tha se “këto janë dokumente të përgjithshme trajnimi që nuk përmbajnë informacion sekret. Megjithatë, ne i marrim të gjitha çështjet e sigurisë jashtëzakonisht seriozisht dhe do të hetojmë rrethanat e zbulimit të tyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: