Duket se gjërat rreth alienëve janë duke ecur përpara. Dosjet tepër sekrete të Departamentit të mbrojtjes së shpejti do të bëhen publike, duke treguar takimet e mistershme që kanë ndodhur me UFO-t gjatë 30 vitrve të fundit.

Ithtarët e UFO-ve janë të bindur se publikimi i këtyre dokumenteve do të dëshmojnë njëherë e mirë për ekzistencën e alienëve, të cilët, sipas tyre, e kanë vizituar planetin tonë prej disa shekujsh.

Vitin e kaluar ishin publikuar 18 dokumente në lidhje me UFO-t, kur ministria britanike e Mbrojtjes pranoi ekzistencën e këtyre dokumenteve.

Sipas ueb sajtit “Genzwissenschaft-Aktuell.de”, dokumentet e reja do të publikohen gjatë muajit gusht.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: