SIRI

Ndërsa “kalifati” i Shtetit Islamik është goditur rëndë, celulat e fjetura  po planifikojnë sulme hakmarrëse shkatërruese në Evropë dhe në Siri, mësohet në dokumentet e zbuluar së fundmi. Dokumentet, e siguruara nga Sunday Times, tregojnë se disa nga celulat e Shtetit Islamik po mbështesin xhihadistët të planifikojnë sulme të reja në qytetet europiane.

Të dhënat përmbahen në një hard drive, i cili mendohet t’i ketë rënë luftarëve të ISIS gjatë luftimeve me forcat lokale në shkretëtirën siriane në shkurt.

Duke këmbëngulur në origjinalitetin e saj, gazeta shkruan se e dosjet përmbajnë edhe detaje si funksionon grupi. Brenda saj, reportohet se ekzistojnë edhe  listat e emrave të luftëtarëve dhe armëve të caktuara, deri te buxheti për luftëtarët dhe gratë e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb