TIRANE- Teksa ka nisur përballjen e dytë në gjykatë për shpifje me deputetin socialist, Taulant Balla, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nxori edhe disa dokumente që tregonte se ka paguar 50 milionë lekë për dy vite, ndryshe nga sa pretendon deputeti Balla, i cili e akuzon se i është shmangur taksave e detyrimeve përgjatë viteve 2008, 2009 dhe 2010.

“BalkanWeb”
ka mundur të sigurojë dokumentet e dala nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me anë të të cilave Shkëlzen Berisha vërteton pagesat e kryera përgjatë viteve 2009-2010. Pikërisht me këto prova ai pretendon të rrëzojë pretendimet e Taulant Ballës dhe të fitojë një tjetër betejë ligjore me të
WhatsApp Image 2018-02-15 at 17.03.35 (1)
dokumenti 2

pretendimet
Shkëlzen Berisha deklaroi sot gjithashtu se asnjë e ardhur e tij, apo aktivitet nuk ka lidhje me privatizimin e OSHEE dhe CEZ.
“Kjo është një shashkë politike që nuk sjell asnjë provë. Në prokurori kam shkuar dhe kam deklaruar ato që kam thënë në komision. Asnjë e ardhur e imja nuk ka lidhje me privatizimin e CEZ. Pritshmëria imë është të dalë e vërteta. Unë kam me vete dokumentet nga tatimet që deklarojnë se kam paguar 50 mln taksa. Unë vij në respekt të ligjit. Ai që do vijë pas meje është shpifësi”,- tha më herët Shëlzen Berisha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb