Pentagoni pretendon se rrjedhja e dokumenteve të klasifikuara amerikane tregon se Rusia po përmirëson dezinofrmimin.

Materiali më i fundit i zbuluar në platformën e bisedës Discord përmban pretendime nga operatorët rusë për llogari të rreme të mediave sociale se ato zbulohen nga platformat e mediave sociale vetëm 1% të rasteve. Rrjeti rus i dezinformimit njihet si ‘Fabrika’.

Rusia po nxit dezinformimin dhe propagandën në platforma si Twitter, TikTok, Telegram dhe YouTube. Dokumenti, i parë nga Uashington Post, është pa datë, por i referohet aktivitetit të internetit në fund të vitit 2022 dhe duket se është përgatitur nga shefat e përbashkët të shtabit të SHBA, Komanda Kibernetike e SHBA dhe Komanda për Evropë, e cila drejton aktivitetin ushtarak të SHBA në Evropë.

Rrjeti ‘Fabrika’ është pjesë e Qendrës Kompjuterike të Kërkimit Shkencor të Rusisë, e cila punon drejtpërdrejt për administratën presidenciale dhe është përpjekur të përmirësojë punën e saj të dezinformimit. “Përpjekjet ka të ngjarë të rrisin aftësinë e Moskës për të kontrolluar mjedisin e saj të brendshëm të informacionit dhe për të promovuar narrativat pro-ruse jashtë vendit,” thuhet në dokument. Më tej shtohet se ‘Fabrika’ kishte sukses pavarësisht sanksioneve kundër Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb