Edhe mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ në News24 shqetësimi kryesor i qytetarëve ishte çështja e pronave. Të shumtë ishin ata qytetarë që përmes telefonit shprehën shqetësimet e tyre Kadastrës, policinë apo dhe gjykatat.

Dy raste në fjalë erdhën nga Berati, ku sipas një qytetari, atij i ishte marrë prona në të cilin ishin ndërtuar dy hotele, pavarësisht se ai ishte pronar me dokumente. Ndërkohë një tjetër banore e këtij qyteti tha se Kadastra prej vitesh nuk i jep asnjë informacion.

ANKESAT E QYTETARËVE
Qytetari:
Kam mbi 7 vite një çështje dhe nuk po shqyrtohet. Ku është sistemi? Drejtësia?! Kur të mbyllim sytë do të zgjidhen këto zoti gazetar?

Qytetari: Kam pronën në Berat. Dua të denoncoj policinë që nuk ndërhyn. Janë dy hotele, që po ndërtohen pa leje. Edhe pse kemi bërë denoncime, policia nuk ndërhyn dhe lë ndërtime pa leje në tokë private. Kemi 10 shkresa të IKMT të Tiranës ku i jep urdhër që të ndërhyhet urgjentisht, të pezullohen deri në shkatërrim me tritol, kjo strukturë nuk ka vepruar. Është dhe policia në këtë mes, madje dhe me ndërhyrje të Edi Ramës, pasi mban fjalime para atij objekti. Në Shqipëri nuk ka drejtësi. I bëj thirrje policisë që të ndërhyjë për të pezulluar punimet për Hotel Tomorrin, që po bëhet në qendër të Beratit. Kërkova takim me drejtorin e policisë, por nuk më doli. Më nxori një punonjës që më mori vetëm numrin e telefonit.

Qytetarja nga Berati: Kryeministri thotë do të bëjë veporime on-line. Kam 16 ditë për kërkesë për legalizim. Banesa është regjistruar në 96 dhe në 97 u dogj arkiva dhe banesa quhej e parivlerësuar. Kemi që në 2021 në Berat që kemi aplikuar për të legalizuar katin e dytë të banesës, dhe nuk na rezulton. Po merren vetëm me ish-pronarët. Nuk më japin asnjë informacion, madje e kam bërë dhe përmes shkresës zyrtare. Të jesh në mes të Beratit dhe mos të marrësh informacion?! Është skandal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb