Një kërkesë sa e çuditshme aq edhe qesharake i është drejtuar kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga njëri prej anëtarëve të këtij institucioni.

Tartar Bazaj i është drejtuar me një letër për kërkesë informacioni zt. Gent Ibrahimi që mban datën 24 janar 2020.

Sipas letrës, të cilën e ka shpërndarë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, Bazaj ankohet tek drejtuesi i institucionit për mos marrjen e kartolinave për Vitit të Ri 2020.

Letra përmban dy pyetje të anëtarit si më poshtë:

1-Nëse në adresën time pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?

2-Dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mos dorëzimit të tyre tek personi im?

Letrën, Bazaj e bazon tek ligji për të drejtën e informimit.

8a745c43 D36e 404a A8be 402dd30038ed

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb