“Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë” i është drejtuar përmes një shkresë Prokurorisë së Posaçme përmes së cilës i kërkon vënien në dispozicion të informacionit lidhur me procedimin penal për kallëzimin që kjo shoqatë ka bërë ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Alban Toro.

Sipas vendimit të GJKKO është vendosur të regjistrohet procedimi penal dhe të kryhen veprimet themelore për zbardhjen e ngjarjes, vendim i cili është ankimuar nga Prokuroria e Posaçme dhe është lënë në fuqi me vendimin nr.72 datë 13/07/2021 i Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në kërkesën drejtuar SPAK, shkruhet se rezulton që prej kësaj date, kallëzuesi nuk ka dijeni për ecurinë e procedimit penal dhe me të drejtën që përcakton neni i Procedurës Penale kërkojnë të informohen për veprimet e kryera dhe gjendjen e procedimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sakaq SHAASH denoncon edhe një parregullsi tjetër gjatë procesit, për të cilin shkruan se është në kufijtë e një skandali në drejtësi.

“Ndër të tjera SHAASH është paraqitur një informacion se nga ana e bashkëshortes së të kallëzuarit Alban Toro, shtetasja Elona Toro me detyrë gjyqtare në gjykatën e Apelit Tiranë, në kompjuterin e saj është bërë ankimi ndaj vendimit nr 88, datë 26/05/2021 dhe i është paraqitur Prokurorisë për të bërë mbrojtjen.

Ky informacion i përcjellë është me rëndësi pasi kompromenton procesin e këtij hetimi dhe njëkohësisht përbën një skandal në drejtësi dhe vepër penale të Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të kryer nga ana e kësaj shtetaseje. Aktualisht nuk e kemi vërtetuar faktin nëse mbrojtja e bërë kundër këtij vendimi nga ana e shtetases Elona Toro është paraqitur Prokurorit të cështjes, por nga të dhënat e mbledhura kjo shtetase e ka përpiluar në kompjuterin e saj.” thuhet në shkresën drejtuar SPAK.

Në përfundim SHAASH kërkon që për të verifikuar këtë informacion të kryhen nga SPAK veprimet e nevojshme me një prokuror tjetër i ndryshëm nga prokurori i cështjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb