TIRANE

Urdhri i Stomatologut është tërhequr dhe ka anuluar vendimin për rritjen e tarifave dentare.

Në vendimin e firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda thuhet se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër.

“Anullimi i vendimit të Asamblesë Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për “miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”.

Kujtojmë se vendimi i stomatologëve për të rritur çmimet e shërbimeve dentare është kundërshtuar nga ministrja e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila u shpreh pak kohë më parë se nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme të shërbimit dentar.

  • foto galeri

Cfarë ndikimi do të kishte vendosja e çmimit dysheme për konsumatorin e thjeshtë?

Kështu për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, çmimi fillestar rritej nga 2,000 lekë, në 4,000 lekë të reja, ose 60% më shtrenjtë. Rritje pësonin edhe shërbimet e tjera dentare duke nisur nga vizita e thjeshtë që në asnjë rast nuk do të jetë më falas por 500 lekë.

Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi para janarit ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhej 5.000 lekë, baras 67% më shtrenjtë. Edhe për një heqje dhëmbi apo për të pastruar gurëzat, shqiptarët do të duhet të paguanin dyfish nga janari edhe në vijim krahasuar me periudhën pararendës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb