Një dokument i siguruar nga Radio Evropa e Lirë (RSE) në ministrinë e Jashtme serbe thuhet se Qeveria e Sierra Leone ka vendosur të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në dokumentin në të cilin, megjithatë, nuk ka ndonjë nënshkrim, thuhet se Qeveria e Siera Leones po shikon me shqetësim bllokimin në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

“Qeveria e Sierra Leone-s e ka konsideruar qëndrimin që çfarë do njohje që ka ndodhur në lidhje me pavarësinë e Kosovës ishte e parakohshme, duke pasur parasysh dialogun në vazhdim”, thuhet në dokument. “Qeveria e Sierra Leone ka vendosur të tërheqë çdo njohje të tillë të pavarësisë së Kosovës ndërsa pret një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët”, thuhet në dokument.

  • foto galeri

Të pyetur se kush është nënshkruesi i dokumentit, ministria e Jashtme tha se bëhet fjalë për një “notë e cila nuk nënshkruhet”. Në njoftimin nga takimi mes ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe ministres së Sierra Leones, Nabeela Tunis, që është postuar në faqen e internetit të Sierra Leone, thuhet se takimi ishte përqendruar në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, pa e përmendur Kosovën. Të martën, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës si shtet të pavarur.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ende nuk ka informacione zyrtare, lidhur me pretendimet e Serbisë se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb