Deputetët e Foltores kërkojnë interpelancë me kryeministrin Edi Rama për situatën ekonomike në vend dhe rritjen e çmimeve. Bëhet fjalë për 12 deputetë tashmë që kërkojnë që rritja e çmimeve të jetë tema e parë dhe e vetme e diskutimit në parlament nisur dhe nga propozimet e qeverisë me paketën e rezistencës sociale.

Por nga ajo që vihet re nga firmat e ligjvënësve që kërkojnë interpelancën, janë dhe ato të dy deputetëve që deri më tani kanë mbështetur Bashën, por që me sa duket i janë bashkuar foltores. Kështu, përveç Berishës, grupi parlamentar i “Foltores” përbëhet tashmë nga 13 deputetë.

Këta janë 12 deputetët që kanë firmosur kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për gjendjen e rezervave të shtetit, paketa e masave për përballimin e krizave dhe gjendja e rezervës së sigurisë së naftës. Siç shihet grupit i është bashkuar dhe deputetja Emilia Koliqi dhe deputeti Bujar Leskaj.

1. Flamur Noka
2. Belind Këlliçi
3. Sorina Koti
4. Luan Baçi
5. Edmond Spaho
6. Oerd Bylykbashi
7. Edi Paloka
8. Agron Shehaj
9. Tritan Shehu
10. Isuf Çelaj
11. Albana Vokshi
12. Emilia Koliqi

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb