“BalkanWeb” siguron vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, për të ndjerin Edison Harizaj, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri në atentatin e tri ditë më parë në Durrës.

Vendimi i cili mban datën 03/03/2004, është firmosur nga gjyqtarët Klodiana Gjyzari, Marsela Balili dhe Shkëlzen Selimi. Bazuar në hetimet e prokurorisë, trupi gjukyes vendosi dënimin e Harizajt me 19 vite burg, për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim, plagosje e kryer në bashkëpunim si edhe tentativë vrasje, ndërsa u caktua që dënimi të kryhej në një burg të sigurisë së lartë në vend.

Mes treshes së gjyqtarëve e cila vendosi dënimin me 19 vite burg për Edison Harizajn, ishte edhe gjyqtari Shkëlzen Selimi, i cili u shkarkua me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pasi iu nënshtrua procesit të vetingut. Cështja ngre edhe një herë debatin për sigurinë e gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar përmes ventingut, si në rastin konkret, kur i ndjeri Harizaj kishte fituar lirinë, ndërsa gjyqtari që e dënoi atë vite më parë, u shkarkua nga detyra.  Ndërsa deri pak ditë më parë, të dy ishin shtetas të lirë, Harizaj edhe pse me një skedë të pasur kriminale, por edhe Shkelzen Selimi, i zhveshur me vendim të KPK, nga pelerina e gjyqtarit.

  • foto galeri
  • foto galeri

I ndjeri Edison Harizaj, te cilit i ishte caktuar te kryente dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë, u lirua me një vendim të gjykatës së shkallës së parë në Krujë, marrë në korrik të vitit 2010, vendim për të cilin, pagoi një shumë të konsiderueshme parash.

Ndëkohë i ndjeri Harizaj ishte skeduar nga policia për një sërë veprash kriminale, duke u konsideruar si ‘Padrino i Vlorës’. I njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazi, 39-vjecari dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Edison Harizaj njihej ndryshe si “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve” në qytetin bregdetar të Vlorës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb