“Enver Hoxha vuan nga një lloj kanceri dhe ka vetëm 3 javë jetë”. Kështu shkruhej në një dokument të CIA-s, më 1 nëntor 1975, i publikuar nga gazetari Armand Plaka në faqen e tij në ‘Facebook’.

Gazetari Armand Plaka që është marrë gjatë me dokumentet e CIA-s thekson se “aty bëhet me dije edhe nisja e spastrimit që Hoxha do të realizonte në radhët e bashkëpunëtorëve të tij në qeveri e parti. Vetë CIA shfaq rezerva në lidhje me vërtetësinë e lajmit, i cili sipas raportit vinte nëpërmjet Beogradit, por thekson gjithashtu se Hoxha tashmë kishte një kohë të gjatë që po zhvillonte një luftë me kancerin”.

Në fakt Enver Hoxha jetoi edhe 10 vjet, por 7 vjet pas publikimit të këtij dokumenti nisi spastrimi më i fuqishëm brenda Partisë së Punës së Shqipërisë.

Diktatori komunist, Enver Hoxha eliminoi kryeministrin Mehmet Shehu; Ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu; Ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu; Ministrin e Jashtëm, Nesti Nase; Ministrin e Shëndetësisë, Llambi Ziçishti; Zv.Ministrin e Mbrojtjes, Alfred Moisiu. Me një fjalë të gjithë kupolën dhe qeverinë që e zëvendësoi me njerëz që vinin nga baza. Një pjesë e tyre u vranë, një pjesë u burgosën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: