Bashkia e Kavajës ka çelur tenderin për rikonstruksionin e një kopshti e çerdheje në Golem. Ndërkohë fondi limit i vendosur është mbi 2 milionë euro. Bëhet fjalë për një rikonstruksion, ndërsa tenderi zhvillohet në kuadër të rindërtimit.

Ajo çfarë bie në sy është edhe vlera e fondit limit për rikonstruksionin. Pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryebashkiaku u Kavajës Redjan Krali, ka hapur këtë tender të dyshimtë.

Pas tërmetit të 2019, Bashkimi Evropian ndihmoi Shqipërinë me rindërtimin e disave shkollave.

Sipas raporteve te delegacionit te BE ne Shqipëri kostoja për ndërtimin e një shkolle me standardet e BE shkonte 700 deri në 800 mijë euro.

Ndërkohë Bashkia e Kavajës, ndryshe nga Bashkimi Europian, për rikonstruksionin e një kopshti e çerdhe shpenzon plot 2 milionë euro.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: