Zbulohet kontrata “sekrete” e qeverisë shqiptare dhe korporatës farmaceutike “Pfizer” e miratuar një ditë më parë në Kuvend.

Kontrata është një dokument prej 52 faqesh përcaktohet sasia e vaksinave që do të mbërrijnë, kostot e një vaksine, por dhe kushtet që duhet të plotësojë qeveria shqiptare.

  • foto galeri

Nëpërmjet kësaj marrëveshje konfidenciale, qeveria shqiptare ka blerë te “Pfizer”-it për muajin janar 10 mijë e 530 doza, ndërsa për një dozë të vetme është paguar 12 dollarë.

  • foto galeri

Në kontratë zbulohet po ashtu se është planifikuar të vijnë 30 mijë e 420 doza në shkurt ndërsa në vjeshtë dhe dimër 458 mijë e 640 të tjera. Në total qeveria shqiptare ka nënshkruar me “Pfizer” blerjen e 499 mijë e 590 dozave.

Në fakt, sipas kontratës qeveria shqiptare do të paguajë paraprakisht brenda 30 ditëve nga marrja e faturës 2.997.540 dollarë, rreth 3 milionë dollarë. Ndërsa totali i parave që duhet të paguajmë është rreth 6 milionë dollarë.

Ajo që bie në sy është fakti se nuk do ketë dërgim vaksinash në vendin tonë në muajt mars, prill, maj dhe qershor. Nuk dimë nëse qeveria pret vaksinat e Covax gjatë këtyre muajve, por ajo që është e sigurt është se Pfizer do të nisë ridërgimin në vjeshtë-dimër, ku parashikohet të vijnë 458 mijë e 640 të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb