Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë pyetur gjatë konferencës për shtyp në Rinas për dokumentin ‘’Non paper’’ që flet për ndryshim të kufijve në Ballkan.

Varhelyi garanton se një gjë është e sigurt se ky dokument nuk është i vërtetë, pra nuk janë ide të vërteta apo reale, por thekson me batutë se i ka zili ata që kanë kohë të bëjnë letra të tillë.

 

PYETJA: Çfarë dini për këtë dokument ‘’non paper’’?

VARHELYI: Është në fakt si një stinë ku tashmë ne po shohim që kanë lulëzuar dokumenta të tilla që quhen ‘’non paper’’. Interesante kur dëgjojmë fjalë të tilla. E sigurt se nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta do të ishin të shqetësuar. Ripëcaktimi i kufijve e dimë të gjithë ku na çon. Nuk jam i mendimit që ndokush që është serioz do e vinte diçka të tillë mbi tryezë, e në veçanti në këtë rajon. S’jemi dakord me asnjë pjesë të saj. S;janë ide të vërteta e reale. Ndoshta u shërben disa interesave të tjera. Më vjen mirë dhe jam shumë i qetë që janë njoftuar nga ata persona që u është atribuar ky dokument ‘’non paper’’. Kjo stinë është si do e bëjmë këtë stinë, stinën e Ballkanit Perëndimor, dhe si do mbajmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Si do punojmë për aplikimin e metodologjisë së re për Serbinë e Malin e Zi. Si do vijojmë për dialogun. Të arrijmë këto. I kam zili të gjithë ata që kanë kohë të bëjnë letra e dokumenta të tila.

Ndërkohë Edi Rama i cili sipas gazetës austriake ‘’Der Standard’’ ka pranuar se e ka parë një dokument të tillë, ironizon se në mandatin e tretë do të ulë prodhimin e historisë dhe do të rrisë prodhimin e ekonomisë.

Rama bën apel që të shkohet drejt europianizimit dhe jo drejt riballkanizimit. Më tej ai shton se ballkanasit nuk konkurron kush për artin e sajimit të konflikteve joproduktive.

 

EDI RAMA: E kam dhënë opinionin tim dhe s’do lodhem së përsërituri, që do ulim prodhimin e historisë, dhe do rrisim prodhimin e ekonomisë. Mandati ynë i tretë do jetë shumë i fokusuar në uljen e prodhimit të historisë dhe historive që këtu në Shqipëri rpej 30 vjetësh i prodhojmë me kapacitet të plotë duke i marrë shumë energji njerëzve dhe duke i lënë shumë më pak energji se çfarë meritojnë punët e vendit dhe hallet e njerëzev. Sa i përket Ballkanit, vizioni im është i shpallur, Shengeni Rajonal ësthë rruga ku duhet të ecim përditë, ndërkohë diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona. Mosdakordësitë s’duhet të na pengojnë asnjë ditë që të rrisim ekonominë, përmirësimin e situatës sociale të njerëzve në këtë rajon. Të mbështesim ndërtimin e një baze të re për të ardhme. Shengeni Rajonal është një vizion e projekt i përqafuar plotësisht nga BE, i mbështetur nga KE dhe Komisioneri ësthë kontributor konkret i kësaj me planin e investimeve. Është vërtet gjynah të humbasim kohë të çmuar duke prodhuar historira që nuk na çojë asgjëkundi. Nuk shoh mundësi që ne të gjejmë zgjidhje magjike për problemet që mund të zgjidhim me shumë durim në rajon. Sa më shumë të përmirësojmë atmosferën e marrëdhënieve ekonomike, sociale mes vendeve, aq më shumë krijojmë kushtet që mosdakordësitë të trajtohen në mënyrë produktive. Konfliktet na kanë lënë mbrapa, fatkeqësisht artin e sajimit të konflikteve joproduktive e kemi realisht një art për të cilin s’na konkurron askush. Duhet të europianizohemi, nuk duhet të riballkanizohemi ndërkohë që jemi në mes të rrugës.

Konfliktet duan kohën e tyre për t’u zgjidhur. Jam shumë dakord me Komisionerin që çdo përpjekje për të dhënë çelësa magjike për t’i hapur dyert e së ardhmes me një të rënë të lapsit, çon në atë që kemi parë në të shkuarën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb