Më në fund aktivitetet sportive po i rikthehen normalitet. Komiteti Teknik i Eksperteve duket i dorëzuar përballë presionit të madh për të lejuar të gjithë aktivitet sportive edhe në sallat e mbyllura, në një kohë kur Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon dhe europë që ende nuk kishte lejuar rikthimin në parket të lojërave me dorë. Ashtu siç pritej, pas basketbollit është radha e volejbollit të marrë dritën jeshile për të rifilluar aktivitet sportive.

Aaa
Aaa

Me anë të një komunikate për mediat, Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka pranuar kërkesën e tyre për tu startuar të gjithë aktivitet zyrtare, ndërsa klubet dhe shoqatat do të njihen menjëherë me rregullat e reja dhe protokollet sanitare që duhet të ndjekin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb