TIRANË

Senati Akademik  në “Universitetin Bujqësor të Tiranës”  ka marrë sot një vendim në lidhje me kërkesat e studenteve, të cilët vijojnë për dhjetë ditë me radhë protestën duke kërkuar plotësimin e 8 pikave nga kryeministri Edi Rama.

Sipas një dokumenti të shpërndarë për mediat nga zyra  e Marrëdhënieve me jashtë dhe Publikun të Universitetit Bujqësor të Tiranës,  thuhet qartë se senati është i vendosur për të kërkuar përmirësimin e kushteve, të kërkuara nga  vetë studentët.

Në pikat e renditura cilësohet se studentët duhet të kenë gjithë përfshirje në vendimmarrje, në transparencën financiare, deri tek  kushteve mësimore dhe literaturat.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb