Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj shkruan në rrjetin social “Facebook” se Komisioni i Ekonomisë sapo miratoi kontratën korruptive me trefishin e kostos, prej 213 milionë euro.
Shehaj thotë se oferta e Kompanisë ANK për ndërtimin e Milot-Balldre, të dorëzuar në 2017 ka qenë 76 milionë euro. Ai shton se kjo ëhstë vjedhja e radhës e dyshes Rama – Gjiknuri prej gati 140 milionë euro, ndërsa vlerëson se Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.
Postimi i Shehajt:
76 milionë euro ka qenë oferta e Kompanisë ANK për ndërtimin e Milot-Balldre, të dorëzuar në 2017. Komisioni i Ekonomisë sapo miratoi kontratën korruptive me trefishin e kostos, prej 213 milionë euro.
Kjo është vjedhja e radhës e dyshes Rama-Gjiknuri prej gati 140 milionë euro. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.
Shikoni dokumentin e para 2 viteve!
(d.xh/Balkanweb)