Gazetari grek, Panayot Savvidi është shpallur non grata nga Shqipëria, një ditë para 40-ave të të ndjerit, Kostantinos Katsifas.  Savidi është ndalur në doganën e Kakavijës, ku është pyetur edhe për arsyen e vizitës në territorin shqiptar, shkruan “Prothema”.

Gazeta greke e cilëson “provokim të ri”, shpalljen non grata të Savvidit.

“Provokimi i ri shqiptar, gazetari i “Prothema” shpallet non grata

Një gazetar grek është shpallur non grata  gjatë rrugës së tij për në Epirin Verior  në përkujtim të Katsifas.

“Person non grata për arsye kombëtare” është konsideruar nga shqiptarët sot gazetari i “Prothema”, Panayot Savvidi. Gazetari ynë ishte nisur drejt Vularatit në Epirin Verior për  të mbuluar përkujtimoren e  minoritarit grek, 35-vjeçarit, KOnstantinos Katsifas, i cili u vra 40 ditë më parë nga policia shqiptare.

Panagiotis Savvidis u ndalua  për rreth 10 minuta nga autoritetet shqiptare në kufi të Kakavijës, ku pyet për arsyen e vizitës së vendit. Sipas autoriteteve shqiptare, vetëm të afërmit e Konstantinos Katsifas lejohen të shkojnë në Vularat”, shkruan Prothema.

Savidis është gazetari i parë grek i shpallur “nongrata” në Shqipëri. Ky akt është cilësuar i paprecedent nga media greke duke harruar se më herët shteti grek ka shpallur një gazetar shqiptar nongrata.

Ditën e nesërme familjarët e Konstandino Kacifa organizojnë ceremoninë përkujtimore me rastin e të 40-ta të 28 vjeçarit që mbeti i vrarë pas shkëmbimit me forcat Renea.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BallkanWeb”, se prej gati një muaji, media greke online ka shpërndarë njoftimet mbi organizimin e udhëtimit të atyre që duan të jenë pjesë e kësaj ceremonie.

Po ditën e nesërme, në orën 11:00, në të njëjtën orë që në Bularat zhvillohet kjo ceremoni, në qendër të qytetit të Gjirokastrës dhe para konsullatës greke, shoqata patriotike do të organizojnë një tubim në kujtim të viktimave shqiptare ne Greqi dhe si një kundërpërgjigje e tubimit nacionalist të zhvilluar në Bularat ditën e varrimit të Katsifas.

Eggrafo4 768x569 (1)
Dokumenti

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb