Zv/ministri më i ri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia është shkarkuar që në 5 nëntor të 2019 nga funksionet që ka pasur në Partinë Demokratike.

Në një dokument të siguruar nga BalkanWeb, PD e ka shkarkuar Kadinë për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike ‘Alternative’ e financuar nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencialë të qeverisë.

Sipas PD, Kadia nuk ka asnjë funksion në parti dhe s’mund të ketë as në të ardhmen. Besart Kadia ishte në PD anëtar i Këshillit Kombëtar, koordinator kombëtar dhe përfaqësues i sekretariatit për ”Sipermarrjen e Lirë” dhe nuk ka më të drejtë të kthehet.

 

”Z. Besart Kadia, është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë. Që nga ajo datë z. Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen. Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të PDSH-së.”– shkruan PD.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb