Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së t’i heqë mandatin dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledjon Rehovica i LSI-së.

“BalkanWeb” ka siguruar sot kërkesën e plotë që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar KQZ-së, ku sqarohet me detaje se ishin gjurmët e gishtave ato që tradhtuan dy deputetët.

Nga krahasimet e gjurmëve të bëra nga Interpol Roma, rezulton se deputeti Aqif Rakipi është raportuar në vitin 1998 për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur në Itali, teksa përdorte një identitet tjetër atë të: Skënder Ejylbegaj.

Ka rezultuar se 03:11:1998 është raportuar për veprat penale të marrjes së mallrave të vjedhur, me gjeneralitetet Skënder Ejylbegaj lindur më 24.03.1962, regjistruar më 08.10.1996 me gjeneralitetet Aqif Rakipi lindur më 01.04.1964, informacion të cilin rezulton të mos e ketë deklaruar në kuadër të ligjit të dekriminalizimit”,- thuhet në raport.
Prok 1

Prok 2

prok 3

prok 4

prok 5
Po ashtu rezulton se edhe deputeti Gledjon Rehovica është raportuar në datë 27.02.1999 për veprën penale “Vjedhje dyqani” me gjeneralitetet Kusta Mina.

Gledjon Rehovica është raportuar në datë 27.02.1999 për veprën penale “Vjedhje dyqani” me gjeneralitetet Kusta Mina, lindur 21.12.1987 nëShqipëri informacion të padeklaruar në Shqipëri në kuadër të ligjit të dekriminalizimit”,- sqarohet në raport.
prok 6

Prok 7

prok 8

prok 9

prok 10
Të dy deputetët nuk i kanë deklaruar dënimet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, e pikërisht për këtë Prokuroria kërkon t’ju hiqet mandati.

Dokumenti i siguruar nga “BalkanWeb” mban firmën e Drejtores së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Verifikimeve, Rovena Gashi dhe është lëshuar një ditë më parë, në datë 26 dhjetor.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb