IRANË- Pak orë para votimit të kandidatit të mbështetur nga maxhoranca për President të Republikës, “BalkanWeb” ka siguruar shkresën dërguar Kuvendit me firmat e 23 deputetëve që kanë propozuar z. Ilir Meta.

Sipas kësaj shkrese, z.Metaj plotëson kriteret kushtetuese të përcaktuara në Kushtetutë si dhe është një figurë e denjë dhe tepër e lartë e politikës shqiptare që do të mishërojë më së miri të gjitha cilësitë e Kryetarit të Shtetit.

Janë 17 deputetë të LSI-së, 4 të PDIU, Luan Duzha i PS dhe Parid Cara i PS. Kjo shkresë e firmosur nga 23 deputetë ka shkuar tashmë në Komisionin e Ligjeve i cili është mbledhur para seancës së raundit të katër për zgjedhjen e Presidentit që do të nisë në orën 17:00.

Lista e deputetëve që kanë firmosur
1-Luan Rama
2-Petrit Vasili
3-Kejdi Mehmetaj
4-Silva Caka
5-Edlira Çekrezi
6-Ylli Shehu
7-Përparim Spahiu
8-Petrit Gjoni
9-Bujar Kllogjri
10-Spartak Braho
11-Bujar Derveni
12-Robert Bitri
13-Piro Kapurani
14-Flamur Celaj
15-Gledjon Rahovica
16-Agron Çela
17-Monika Kryemadhi
18-Shpëtim Idrizi
19-Arif Rakipi
20-Mesila Doda
21-Tahir Muhedini
22-Luan Duzha
23-Parid Cara

lista-e-deputetve-LSI

lista-e-deputetve-LSI.-3jpg

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: