Liga Profesioniste kishte vendosur një afat final, ditën e enjte, për të pasur një përgjigje përfundimtare nga ana e qeverisë, në mënyrë që të vendosin të premten, pas mbledhjes së radhës, se si do të vijojnë, do të ndërpresin bojkotin apo do ti qëndrojnë strikt vendimit të marrë kohë më parë, pa pasur një zgjidhje konkrete nuk rikthehen në fushë. Fidel Ylli, i dërguari i qeverisë, i ka kthyer një përgjigje zyrtare Ligës Profesioniste, por sërish forma që Liga ka zgjedhur duke vendosur afate nuk i le një shije të mirë dhe nuk i shërben klimës së krijuar së fundmi:

Ligaaa
Ligaaa


“Në këtë kontest e gjej të pavend vendosjen sërish të një afati nga ana juaj në shkresën e sipër cituar, pasi kjo as nuk e shpejton zgjidhjen dhe as nuk i shërben klimës së dialogut të vendosur së fundmi ndërmjet palëve. Qeveria dhe kryeministri e kanë bërë të qartë më shumë se një rast, që nuk negociojnë nën presionin e afateve apo kushteve të vendosura nga palë të tjera”

Në letrën dërguar Ligës, Fidel Ylli bën me dije se ai së bashku me grupin e punës i kanë dorëzuar kryeministrit opsionet përkatëse për realizimin e katër kërkesave dhe se parimisht kanë mirëkuptimin e kryeministrit Rama:

Fidel Ylli 1
Fidel Ylli 1

“Kam kënaqësinë t’ju komunikoj se për të katër kërkesat e parashtrua nga Liga Profesioniste e Futbollit, ka një mirëkuptim në parim nga Kryeministri”

Fidel Ylli Letra
Fidel Ylli Letra

Fidel Ylli përsëriti edhe një herë kërkesën e tij për të hequr dorë nga bojkoti dhe të rikthehen sa më shpejt në fushë, pasi ky vendim nuk përshpejton zgjidhen e kërkesave, përkundrazi

“Duke qenë besimplotë në zgjidhjen konkrete të kërkesave tuaja, ju ftoj miqësisht të mos e voni këtë proces me bojkotin tuaj, pasi bojkoti mbetet një kushtëzim i papranueshëm për finalizimin e dialogut. Në vijim të qëndrimit tim të konsoliduar, ju sugjeroj që të rifilloni aktivitetin sportiv pasi çdo ditë e vonuar është në dëm të sportit dhe në dëm të zgjidhjeve për të cilat kemi bashkëpunuar kaq seriozisht javët e fundit”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb