“Kemi patur dhe kemi një dashuri të madhe për njëri-tjetrin”, kështu shprehet në studion e “Dola te Ola” Zamira Kita! Aktorja rrezaton në fytyrë teksa tregon për marrëdhënien e ngushtë që ka me bashkëshortin e saj.

Ata janë prindër të një vajze, ndërkohë që Zamira Kita rrëfen se kishin vite që e kërkonin një fëmijë, me bindje ajo shprehet se është vepra më e bukur në jetës së saj.

Ajo tregon se është shumë e lidhur dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën e saj. Vajza e Zamirës nëpërmjet stafit i kërkon falje aktores për ndonjë gabim që mund të ketë bërë.

Fotoja e fundit në studio për Zamira Kitën ishte fotoja me kryeredaktoren e “Dola te Ola” Anila Jolen, ku ajo e cilëson atë si një mike të shtrenjtë. Aktorja thekson se ato kanë një miqësi të hershme dhe i qëndrojnë pranë gjithmonë njëra-tjetrës.
Në fund, Zamira Kita dhe vëllezërit korçarë këndojnë së bashku një ndër këngët e preferuara të aktores, dhe mbrëmja nuk mund të mbyllej më bukur se kaq!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb